Vijojnë zbarkimet klandestine në Itali
Gjithnjë e me e rende situate ne brigjet e Lampeduzes ne Itali, si pasoje e zbarkimeve masive kryesisht te shtetasve tuniziane. Nga mesnata deri ne 9:00 te mëngjesit te se dielës, 977 persona kane zbarkuar ne ishull, ne bordin e disa varkave, njoftuan autoritetet italiane. Kushtet e favorshme atmosferike kane favorizuar rrugëtimin e tyre nga brigjet afrikane, ndërsa raportohet se pjesa me e madhe e klandestineve janë tuniziane. Situata ka detyruar qeverinë italiane te shpalle gjendjen e emergjencës humanitare, ndërsa është caktuar prefekti i Palermos si komisar i jashtëzakonshëm për te administruar gjendjen e emigranteve te paligjshëm. Mes emigranteve te ardhur ne orët e fundit ka edhe gra, por edhe fëmijë. Situata aktuale ne Tunizi, edhe pas revolucionit qe rrezoi presidentin Ben Ali, i ka detyruar afrikano-verioret te zbarkojnë ne brigjet evropiane, për te kërkuar një te ardhme me të mire.
Shpërndaje