E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dritat, 40% varesi nga importi

Blerina Hoxha

Burimet e prodhimit te energjise elektrike ne vitin 2008 jane shtuar me 12.4 per qind, por Shqiperia mbi 40 per qind te nevojave te saj, i mbulon nga importi. Bilanci i energjise eshte publikuar dje nga INSTAT. Prodhimi i energjise ka rezultuar 30 per qind me i larte se ne vitin 2007, por kjo situate nuk ka mundur te ule varesine nga furnizimi prej importit. Sipas te dhenave gjate vitit 2008, kerkesa per energji eshte rritur me shume se parashikimet, me rreth 14 per qind. Konsumuesit me te medhenj edhe per vitin qe shkoi kane qene familjaret, pavaresisht se pesha e tyre ne kerkesen per energji ka pesuar nje renie modeste. Sektori i familjeve ka konsumuar 54.9 per qind te sasise se energjise te disponueshme per konsum final. Sasia e energjise elektrike te konsumuar nga perdoruesit e tjere, eshte rritur 19.7 per qind krahasuar me vitin 2007. Edhe per vitin 2008 burimi i vetem i prodhimit te energjise elektrike, ishte prodhimi ne hidrocentrale. Rritja e konsiderueshme ne sasine e energjise se prodhuar prej HEC-ve, me 34.3 per qind krahasuar me vitin 2007 ka dhene ndikimin kryesor ne rritjen e prodhimit total te energjise. Rritje te ndjeshme pati dhe prodhimi i energjise nga impiantet private e me koncension me 12.9 per qind krahasuar me vitin 2007, e cila perben 1.6 per qind te prodhimit ne vend, njoftoi INSTAT. importi, duke perfshire edhe humbjet e energjise elektrike pati nje ulje prej 5.9 per qind krahasuar me vitin 2007. Ne vitin 2008, sasia e importuar arriti vleren 2,758 GW/h nga 2,934 GW/h ne vitin 2007. Kjo sasi perben 41.7 per qind te sasise se burimeve gjithsej ne vitin 2008 nga 49.9 per qind ne vitin 2007. Sasia e eksportuare energjise per vitin 2008 eshte rritur me 175.3 per qind krahasuar me nje vit me pare. Ajo ze 4.4 per qind te sasise se disponuar per perdorimin gjithsej. Humbjet ne rrjet jane rritur 2.6 per qind ne krahasim me vitin 2007. Sasia e humbjeve totale eshte 2,139 GW/h. Ato perbejne 32.4 per qind te sasise se energjise te disponueshme per perdorim. Humbjet ne shperndarje jane rritur 2.9 per qind. Ato vazhdojne te zene pjesen me te rendesishme te humbjeve ne rrjet, me 90 per qind.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›