E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI perzgjedh kandidatet dhe sloganet per zgjedhjet

Levizja Socialiste per Integrim mblodhi pasditen e djeshme, kryesine per te percaktuar detajet dhe perzgjedhjen e kandidateve per zgjedhjet e 28 qershorit. Slogani me te cilin LSI, do te hyje ne fushaten zgjedhore do te jete "Koha per Veprim". Gjithashtu, Levizja Rinore per Integrim miratuan sloganin "Rinia ne Veprim". Ne kuader te zgjedhjeve, kryesia e LSI, nepermjet kritereve te saj perzgjedhese ka miratuar kandidaturat per deputet ne disa qarqe te vendit. Miratohen disa kandidatura per deputet ne disa qarqe te vendit. Ne disa qarqe, lideri i LSI ka prezantuar kandidaturat e tij, si ne Diber, Berat, Durres etj. Nje zone e shume diskutuar, Qarku i Shkodres, ku edhe problemet njohen majen e saj me ikjen e kryetares se deges te LSI ne Shkoder, Esmeralda Uruci, tashme eshte e zgjidhur. Kryesia e LSI miratoi si kandidatura per deputete ne Shkoder, pervec prof. Sokol Axhemit dhe ish-kampionit te sportit Seit Fishta, edhe sociologen Nora Malaj. Ne Gjirokaster u miratuan si kandidatura per deputete Luan Memushi dhe Genc Sinoimeri. Ndersa ne qarkun e Lezhes listen e kandidateve per deputete te LSI, do ta udheheqe anetari i kryesise Gjovalin Bushi. Ndersa, u miratuar e plote lista e kandidateve per deputete, ne Qarkun e Dibres, ku vihet re kryesimi nga Monika Kryemadhi dhe me pas, Agim Hysa, Ilir Balla, Bajram Krashi, Nazmi Kaja, Lutfije Meta. Ndersa mbetet ende mister, kandidimi i Luan Rames.

Lista e kandidateve

Shkoder

Sokol Axhemi

Nora Malaj

Gjirokaster

Luan Memushi

Genc Sinoimeri

Lezhe

Gjovalin Bushi

Diber

1. Monika Kryemadhi

2. Agim Hysa

3. Ilir Balla

4. Bajram Krashi

5. Nazmi Kaja

6. Lutfije Meta


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›