Viti 2008 investimet e huaja direkte, arrijne 600 milione euro
Gjate vitit 2008, investimet e huaja ne Shqiperi rezultuan rreth 60 % me te larta se nje vit me pare, duke arritur nje rekord prej 600 milione eurosh. Lajmin e dha ministri i Ekonomise, Genc Ruli gjate fjales se tij dje ne punimet e Forumit te katert ekonomik te Crans Montanes, qe nisi sot ne Tirane. Pasi vuri ne dukje se ky sesion mbahet ne nje moment, kur bota perballet me krizen me te madhe ekonomiko-financiare te ndeshur ne 50 vitet e fundit, qe pa reforma madhore ne nivel global nuk mund te kapercehet, Ruli tha se, Shqiperia sot eshte nje nder ekonomite me pak te prekura nga kjo krize, per shkak te reformave. Ekonomia shqiptare theksoi ai, e mbylli vitin 2008, kur shume vende shenuan rekordet me te hidhura ne bilancet e tyre, me nje ritem rritje ekonomike mbi 6 % dhe inflacion 3 %. Ne raportin e Bankes Boterore per vitin 2007-2008,-tha Ruli- Shqiperia u klasifikua si vendi i dyte per nga shpejtesia dhe cilesia e reformave te ndermarra per klimen e biznesit. "Shqiperia eshte sot padyshim, vendi me taksat me te uleta ne Evrope", vijoi Ruli, sipas te cilit ne drejtim te legjislacionit jane bere permiresime te ndjeshme, duke sjelle ato garanci rregullatore, institucionale dhe ligjore per te cilat investitoret kane nevoje. Ne kete drejtim, ai vecoi ligjin "Per shoqerite tregtare", qe sipas tij jep nje mbrojtje te standardeve me te larta, lidhur me interesat e investitoreve dhe aksionereve. Per sa i perket reformes rregullatore, Ruli u ndal ne krijimin e Qendres Kombetare te Regjistrimit te Biznesit, ku tashme sipas tij, biznesi mund te regjistrohet brenda nje ore, per vetem nje euro. Per sa i perket ndertimit te infrastruktures, Ruli tha se vemendja e qeverise shqiptare deri tani, ishte e fokusuar te ndertimi i rrugeve por tashme do te punohet per ndertimin e infrastruktures portuale, nepermjet formes koncensionare.
Privatizimi
Procesi i privatizimit te sektoreve strategjik, rezulton nje kapitull i mbyllur, sipas ministrit Ruli. Shqiperia tashme rezulton si vendi me ekonomine me te privatizuar ne rajon, duke u bere nje shtet i terhequr nga pjesemarrja e drejtperdrejte, si agjent komercial ne sektorin privat.
Privatizimi
Procesi i privatizimit te sektoreve strategjik, rezulton nje kapitull i mbyllur, sipas ministrit Ruli. Shqiperia tashme rezulton si vendi me ekonomine me te privatizuar ne rajon, duke u bere nje shtet i terhequr nga pjesemarrja e drejtperdrejte, si agjent komercial ne sektorin privat.