Fier, keshilltaret bashkiake te LSI i bashkohen PS
Mbledhja e Keshillit Bashkiak ne Fier, ka filluar diten e djeshme me nje deklarate te bere prej keshilltares se LSI-se, Natasha Tuzi e cila ka pohuar se i eshte shkeputur grupit te keshilltareve te LSI-se prej kater vetash dhe i eshte bashkangjitur keshilltareve te PS-se, qe e con numrin e tyre ne 15. "Vendosa pasi kam pare dhe kam debatuar shume here me ish-koleget e mi te LSI-se, se ata kane pare e diskutojne vullnetin e zgjedhesve te tyre per probleme personale . Keshtu qe nuk mund te vazhdoja qe te abuzoja me vullnetin e zgjedhesve e perkrahesve te mi. U ktheva serish tek PS-ja aty nga ku fillova politiken pas viteve 1992", deklaroi Tuzi. Ajo pohoi ne deklaraten e saj se me largimin ne menyre zyrtare nga LSI dega Fier, jane larguar edhe 50 mbeshtetes e perkrahes te saj, anetare te LSI-se. Ish-anetarja e LSI shprehu bindjen se deri ne zgjedhjet e 28 qershorit, numri i mbeshtetesve te saj do te shkoje 100 e me tej. Pas deklarates se bere ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak, ka reaguar kreu i keshilltareve te LSI-se, Frederik Cuko, i cili ka pohuar se kjo ka qene nje loje e iniciuar dhe financuar nga PS-ja Fier. Nga ana tjeter kreu i PS-se Fier, Arjon Mucaj, ka pohuar ne kete mbledhje te radhes se Keshillit Bashkiak, se kjo ka qene nje deshire e Tuzit dhe nuk ka qene as e financuar nga PS dhe as e detyruar nga kjo force politike.