E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sigurimet, te ardhurat 45 % nga vullnetaret

Gjate periudhes janar -shkurt, tregu i sigurimeve i rriti te ardhurat me rreth 32 per qind me shume se ne vitin 2008, gjithashtu sigurimet vullnetare zune rreth 45 per qind te totalit se te ardhurave. Gjithashtu sipas analizes me te fundit mbi kete treg, nga Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare numri i kontratave te lidhura ka shenuar 104 mije, me nje rritje 27 per qind krahasuar me janar -shkurtin e 2008-es. "Primet e shkruara bruto te sigurimeve arriten ne rreth 1,263 milione leke, shifer kjo 32% me e larte se ajo e te njejtes periudhe te vitit 2008", thane burimet zyrtare, ndersa shtuan se "tregu vazhdoi te mbetet serish i orientuar tek sigurimet e jo-jetes, qe sollen rreth 92 % te vellimit te pergjithshem te primeve, duke i lene sigurimet e jetes me rreth 8%", njoftuan burimet zyrtare te AMF-se. Sipas te njejtave burime, arketimet nga sigurimi vullnetar zene 45% dhe primet e shkruara bruto te sigurimit te detyrueshem, zene 55% te totalit te tregut. Rritja e volumit te primeve te shkruara bruto, ne sigurimin vullnetar tregon per nje ndryshim te struktures se tregut te sigurimeve ndikuar nga rritja e ndjeshme e sigurimeve vullnetare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›