Paketa fiskale 2011 ndryshojne TVSH-ja TAP-i dhe akcizat
Ervin KOCI
Paketa e re fiskale e prezantuar dje ne mbledhjen e qeverise parashikon nje ndryshim te taksave kryesore te vendit duke rritur me tej disa prej tyre. E sjelle ne mbledhjen e qeverise paketa e pergatitur nga ekspertet e Ministrise se Financave ka per qellim rishikimin e te gjitha taksave. Ndryshimet prekin taksat doganore akcizat TVSH-ne si dhe disa taksa te tjera mjafte te rendesishme per grumbullimin e te ardhurave ne buxhetin e shtetit. Por rritja e ketyre taksave per vitin qe vjen do te sjelle rritje te tarifave te shume sherbimeve dhe mallrave te ndryshme. Ulje do te kete vetem per TVSH-ne e nje pjese te barna mjekesore kryesisht atyre qe preken nga tabela e rimbursimit ne nje kohe qe per produktet e tjera nuk eshte parashikuar ulje e kesaj takse ose e te tjerave. Por ulja e TVSH-se do te preke vetem ambalazhet e barnave ku nga 20 ajo do te ulet per vitin qe vjen ne 10.
TVSH-ja
Keshilli i Ministrave vendosi dje qe ne ligjin Per tatimin mbi vleren e shtuar te ndryshuar te behen disa ndryshime te reja. Me konkretisht ndryshimet prekin ambalazhet e materialeve te barnave ku sipas te cilit furnizimi i ambalazheve dhe i materialeve qe perdoren per prodhimin dhe konfeksionimin e barnave eshte furnizim i perjashtuar nga TVSH-ja. Shkalla tatimore ndryshohet dhe TVSH-ja zbatohet ne masen 20 per qind pervec rasteve kur ne kete ligj percaktohet ndryshe. Furnizimi i barnave dhe i sherbimeve shendetesore nga institucionet shendetesore publike dhe private eshte furnizim i tatueshem me shkallen tatimore 10 per qind.
Tarifat doganore
Qeveria vendosi te beje dje edhe disa ndryshime ne ligjin Per tarifat doganore te ndryshuar. Sipas ketyre ndryshimeve nivelet tarifore te disa artikujve te percaktuar ne lidhjen nr.1 te ligjit nr.9981date 8.9.2008 Per miratimin e niveleve te tarifes doganore te ndryshuar ndryshojne sipas aneksit 1 qe i bashkelidhet ketij ligji.
TAP-i
Ndryshimet do te prekin edhe ligjin Per tatimin mbi te ardhurat te ndryshuar ku te ardhurat e perjashtuara do te quhen edhe kontributet e bera nga punedhenesi. Ne fund te nenit 20 Shpenzime te njohura shtohet paragrafi me kete permbajtje Shpenzimet e sigurimit te jetes dhe te shendetit te punemarresve nga punedhenesi konsiderohen si shpenzime te njohura. Ne rastin kur tatimpaguesi ne cdo kohe gjate periudhes tatimore verteton para organeve tatimore se tatimi mbi fitimin per kete periudhe tatimore do te jete ne menyre domethenese me i ulet se tatimi mbi fitimin ne periudhen paraardhese ose periudhen e dyte paraardhese atehere organet tatimore pranojne zvogelimin e parapagimeve sipas rregullave te vendosura nga Ministria e Financave. Ne rast se subjekti taksapagues ka ulur kestet e parapagimit te caktuara nga organi tatimor dhe detyrimi tatimor vjetor per tatimfitimin qe rezulton nga bilanci tejkalon parapagimin me me shume se 10 per qind subjekti duhet te paguaje interes mbi diferencen ndermjet detyrimit real vjetor dhe shumes se parapaguar gjate vitit sipas rregullave te vendosura nga Ministria e Financave.
Akcizat
Ndryshimet do te prekin edhe ligjin Per akcizat ne Republiken e Shqiperise te ndryshuar ku ndryshimi me i theksuar eshte per rritjen e akcizave te nje pjese te ambalazheve te produkteve te ndryshme qe hyjne ne vendin tone. Por nje tjeter ndryshim i rendesishem qe shoqeron kete ligj eshte dhe rritja e akcizes per duhanin vitin qe vjen me 20 per qind duke bere qe ky produkt te rritet edhe me tej.
BOX/////////////////////
Taksat per bankat provigjionet nuk do te tatohen
Ndryshime paketa fiskale parashikon edhe per rezervat speciale per bankat dhe shoqerite e sigurimit. Ne percaktimin e fitimit te tatueshem te bankave dhe te shoqerive te sigurimit jane shpenzime te njohura rezervat teknike te krijuara ne perputhje me ligjin Per veprimtarine e sigurimit te risigurimit dhe ndermjetesimit ne sigurime dhe risigurime dhe provizionet e bankave te krijuara ne perputhje me standardet e hartuara nga Bordi i Standardeve Kontabel Nderkombetare dhe te certifikuara pa verejtje nga auditues te jashtem por ne cdo rast pa tejkaluar masen e percaktuar ne rregullat e Bankes se Shqiperise per kete qellim. Shumat e rimarra nga keto rezerva apo provizione i shtohen fitimit te tatueshem. Ne percaktimin e fitimit te tatueshem te nje personi rezident perjashtohen si te ardhurat dividendet dhe ndarjet e fitimit kur ato shperndahen nga shoqerite e ortakerite rezidente dhe shoqerite jorezidente te huaja qe jane subjekte te tatimit mbi fitimin pavaresisht nga kuota e pjesemarrjes ne vlere ose ne numer te kapitalit aksionar te se drejtes se votes apo te pjesemarrjes ne kapitalin fillestar a aksionar te perfituesit.
Shkurt///////////////////////////////////
Bonot e privatizimit qeveria e shtyn afatin e daljes nga qarkullimi me 1 vit
Perdorimi i bonove te privatizimit ne ekonomine shqiptare do te shtyhet edhe me nje vit akoma duke bere qe afati i daljes se tyre nga qarkullimi te mos jete me fundi i dhjetorit 2010. Propozimi i qeverise u be per miratimin me ndryshime te dekretit nr.1030 date 23.2.1995 Per emetimin dhe shperndarjen e bonove te privatizimit lekeve te privatizimit dhe dekretit nr.1049 date 27.3.1995 Per disa plotesime ne dekretin nr.1030 date 23.2.1995 te ndryshuar per shqyrtim dhe miratim ne Kuvendin e Republikes se Shqiperise. Keshtu ndryshimeve qe iu bene ligjit Per emetimin dhe shperndarjen e bonove te privatizimit lekeve te privatizimit dhe dekretit nr.1049 date 27.3.1995 Per disa plotesime ne dekretin nr.1030date 23.2.1995 te ndryshuar afati i perdorimit te bonove dhe te lekeve te privatizimit eshte deri me 31.12.2011.
11 Nentor 2010