Policia parandalon djegien e flamurit serb
19/11/2010Ndeshja Shqiperi - Maqedoni nen masa te rrepta sigurie
KORCE- Ndeshja Shqiperi - Maqedoni e zhvilluar ne qytetin e Korces pati nga fillimi deri ne fund mbikeqyrjen e rrepte te policise me qellim per te ndalur cdo te papritur te pakendshme qe mund te ndodhte ne qytetin e Korces. Kjo edhe per arsyen se ne stadiumin e qytetit te Korces pati nje dyndje te madhe sportdashesish madje edhe te ardhur jo vetem nga rrethet e tjera te vendit por edhe nga Kosova dhe Maqedonia. Qe te gjithe si mbeshtetesit e skuadres maqedonase ashtu dhe ata te skuadres shqiptare kishin mberritur aty per te marre me vete edhe fitoren gje qe mund te sillte edhe ndonje konflikt mes paleve. Megjithate policia u tregua e vemendshme gjate gjithe kohes se zhvillimit te ndeshjes pasi per dite te tera me radhe perflitej se grupe te rinjsh kishin vendosur te digjnin ne menyre demonstrative flamurin serb si pergjigje ndaj tifozeve serb te cilet rreth nje muaj me pare dogjen flamurin kombetar shqiptar ne stadiumin Ferraris te Genovas gjate ndeshjes Itali- Serbi per eliminatoret. Qe te gjitha keto sollen nje kontroll te rrepte mbi te gjithe njerezit qe hyne ne stadium per te ndjekur ndeshjen. Madje nuk lejohej as hyrja me cakmak dhe aq me shume me ndonje flamur serb te fshehur. Sigurisht kontrolli ishte i vlefshem edhe per te moslejuar hyrjen e personave qe mund te kishin me vete arme te ftohta apo dhe arme zjarri. Kontrollet ishin nje per nje pasi nuk ekzistonte as mundesia e hyrjes se dy personave njeheresh. Keto kontrolle sollen dhe arrestimin e shtetasit Avdi B. 19 vjec banues ne fshatin Galaj te Hasit. Madje burime te policise ne lidhje me kete rast sqaruan se ne saje te kontrollit te ushtruar nga sherbimet policore ne stadiumin Skenderbeu shtetasit Avdi B. iu konstatua se kishte fshehur ne trup nje thike dhe nje perforcues grushti te cilat klasifikohen ne arme te ftohta. Per kete arsye ndaj tij u kryen veprimet hetimore procedurale ne gjendje te lire per vepren penale te mbajtjes pa leje te armeve te ftohta parashikuar nga neni 279 i Kodit Penal. Gjithsesi ky mbeti nje rast i vecuar pasi nuk pati incidente te tjera qofshin ato edhe te ndonje natyre tjeter. Grupet e te rinjve qe kishin vendosur te digjnin flamurin serb hodhen nga jashte ne brendesi te shkalleve te stadiumit cakmake per tu ardhur ne ndihme djegesve te flamurit por qe serish nuk ndodhi asgje e tille.
V. Hasani