Durres stuhia mbyt anijen jugosllave
19/11/2010Ishte i ankoruar priste ti nenshtrohej riparimit teknik per shkak te vjetersise
Iu dha regjimit komunist ne kuader te miqesise mes 2 vendeve ne vitet 40
DURRES- Eshte mbytur nje tjeter anije ne harkun kohor te nje jave ne ujerat e portit te Durresit per shkak te motit me stuhi dhe dallge te forta. Anija per te cilen behet fjale eshte me moshe 70-vjecare duke marre me vete edhe nje pjese te historise se epokes se komunizmit. Peshkatorja Mati ka qene vendosur ne Kalaten Lindore me shprese se do te riparohej dhe do i nenshtrohej rinovimit teknik per shkak te vjetersise se saj. Autoritetet e kapitanerise portuale ne Durres thane se ngjarja ka ndodhur rreth ores 3 te nates ne te dale dita e enjte. Ne ate kohe deti dhe baseni ka qene shume i trazuar pasi stuhia e nisur pasditen e se merkures ka vijuar gjate gjithe nates deri ne mengjes. Per shkak se peshkatorja nuk ishte ne gjendje pune qe lene menjane ne kete pjese te kalates portuale. Ekuipazhi i peshkatores Mati eshte larguar prej disa kohesh ne kerkim te ndonje mundesie tjeter punesimi ndersa dje mjeti i tyre i gjuetise ka rene ne fund te detit. Ky mjet gjendej prane drages se mbytur ne vitin 1997 Rodon ne pritje per tiu nenshtruar riparimit ose per tu shitur per skrap. Ekipet e shpetimit kane shkuar me vonese pasi anija ishte zhytur ne fund te detit. Deti ka qene 4 balle dhe era me shpejtesi 12 m ne sek duke detyruar te gjitha anijet ne basen e ne rad te qendronin ne gatishmeri e me te gjithe motoret e ndezur. Kjo anije e cila mori me pas emrin Mati eshte dhurate e marines ushtarake jugosllave per ushtrine shqiptare. Anija eshte prodhuar ne Gjermani ne vitet 30 dhe ne kohen e Luftes se Dyte Boterore ajo eshte perdorur nga ushtria pushtuese per vendosjen e minave detare. Flota gjermane ia dha pales jugosllave kete anije dhe rreth viteve 45 anija iu dhurua autoriteteve shqiptare ne kuader te miqesise Jugosllavi-Shqiperi ne kohen e regjimit komunist. Qe nga ajo kohe e ne vijim mjeti detar ka sherbyer per gjueti dhe per kohen ka qene nder anijet me te mira te flotes shqiptare.