Dritero Agolli Ministrat e Rames te guxojne si Berisha me rruget
Disa ministri i gjykon të tepërta dhe mendon se do të ishte më mirë nëse do të bashkoheshin. Eshtë ky vlerësimi që Dritëro Agolli jep për Qeverinë e ardhshme. Si një nga figurat që gëzon më shumë respekt mes socialistëve, shkrimtari i famshëm mbështet emrat e rinj të ekzekutivit të ardhshëm dhe i këshillon ata të guxojnë. Shembulli që sjell është ai Kryeministrit Berisha me rrugët. Për Ramën, Dritëro Agolli thotë se është më i aftë si administrator se si kryetar partie. Gjinushit, Milos dhe partive të tjera të vogla të së majtës u këshillon të bashkohen në një parti, ndërsa për sistemin elektoral Dritëro Agolli mendon se do të ishte më mirë të bëhej kombëtar e jo rajonal.
Me urtësinë që falin 82 vite jetë, Agolli uron një qetësim të jetës politike pasi konfliktet mes dy partive të madha thotë se mund të shpërthejnë në konflikte sociale. Rezultatin e 23 qershorit e sheh thjeshtë si uji që qarkullon, por për fushatën e PS, më shumë sesa “Rilindje”, Dritëro Agolli mendon se fjala e duhur do të kishte qenë “Rimëkëmbje”.