Gjirokastër, aksion kundër kultivimit të kanabisit, ndalohen 58 persona
Policia e Gjirokastrës ka ndërmarrë që në orët e para të mëngjesit një aksion për bllokimin e kultivimit të lëndëve narkotike në fshatin Lazarat.
Strukturat e policisë kanë bllokuar bote me ujë dhe mjete të tjera në funksion të kultivimit të kanabisit në Lazarat.
Burime zyrtare nga policia e Gjirokastrës, bënë me dije se janë bllokuar kamionë me ujë dhe pleh, sikurse janë ndaluar edhe 58 punëtorë të drejtuar për në fshatin Lazarat. Policia thotë se punëtorët janë dërguar për në komisariat ku po u merren deklarimet.