E Diel, 1 Nëntor 2026

Dritëro Agolli: PS të bëjë propozimet e saj. Shkrimtari vlerëson Zaganjorin

Share

Shkrimtari Dritëro Agolli, në një intervistë të gjatë për GSH ka komentuar çështjen e presidentit. Reagimi i tij ka ardhur pasi studentët e Shkodrës, që më parë i kërkuan Kadaresë të kandidojë, i kanë kërkuar Agollit të ndërhyjë për procesin.

Vetë Agolli thotë se Rama e Berisha duhet të takohen sërish për hir të konsensusit. Duke komentuar takimin e parë mes tyre, Agolli thotë: Edhe kur u takuan më së fundmi me opozitën ishte një dëborë si e ftohtë edhe me akull si e Dukagjinit apo e Pukës.

Agolli shprehet se opozita duhet të propozojë kandidatët e saj. Unë mendoj që edhe opozita duhet që të kishte kandidaturat e saj, një apo dy, cilën të zgjidhte, cilën ti dukej më e mirë. Nuk jam për atë që nuk duhej të kishte, duhet të kishte sepse si do bëhet gara?

Shkrimtari ka vlerësuar figurën e Zaganjorit, duke e quajtur një lëshim që është bërë nga PD, pasi nuk është figurë e lartë e kësaj partie.

Është një njeri i kulturuar, një njeri që mund të dëgjojë, nuk i mërmërit fjalët, i thotë të qarta, nuk hidhet degë më degë si të thuash.

Në fund Agolli bën thirrje që të shkohet në raundin e tretë me emra. Ai i kërkon opozitës që të mos bojkotojë votimet, sidomos raundin e katërt, pasi ka njëfarë frike nëse do bëhen 71 vota.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›