E plagosa kryetarin e komunës sepse më trafikoi kushërirën
Share
Xheladin Kruja, autori i plagosjes së kryetarit të komunës Rrethina në Shkodër, Kleves Muja, tha se e qëlloi për shkak se ai i ka trafikuar një kushërirën e tij. Të paktën kështu raporton e përditshmja Panorama. Mësohet se Kruja është shprehur se e ka qëlluar sepse i ka pasur një borxh. Më izoloni, më bëni çfarë të doni, unë sërish po u ndesha me të kam për ta vrarë, mësohet të jetë shprehur Kruja. Ky i fundit hoqi një copë hekur nga frigoriferi në dhomë dhe priti Mujën derisa të mbaronte një takim me familjarët e tij. Më pas e qëlloi duke e plagosur rëndë.