E Shtunë, 31 Tetor 2026

20 vjetori i Gj. Kushtetuese bashkon Topin me Berishën

Berisha dhe Topi kanë shtrënguar duart midis tyre, pas një periudhe të gjatë ftohjeje, megjithëse edhe dhënia e dorës nuk ishte më pak e tillë.

Në fjalën e tij, kreu i Shtetit Bamir Topi, kërkoi që institucionet të jenë të pavarura nga shteti dhe individë të caktuar. “Gjykata Kushtetuese është institucioni për garantimin e Kushtetutës, ashtu sic çdo institucion dhe qytetar janë të detyruar ta respektojnë. Ky institucion nuk mund të përvetësohet nga shteti. Gjykatat Kushtetuese janë ato që ruajnë të pastra parimet e ndarjes së pushteteve. Gjetja e balancës së ndarjes së pushteteve, është sfidë e vështirë, por e suksesshme dhe një sfidë për demokracinë Kushtetuese. Roli i Gjykatës Kushtetuese është e rëndësishme , por vendimet mes shtetit të së drejtës dhe ndarjen e pushteteve marrin një rol të veçantë. Këto vendime kërkojnë pavarësi mendimi dhe integritet profesional, mbi presionet e pushtetit”, theksoi Topi.

Nga ana e tij, kryeministri Berisha vlerësoi rolin e madh të Gjykatës Kushtetuese gjatë këtyre 20 viteve, duke nënvizuar se roli i këtij institucioni është i madh në konsolidimin e shtetit ligjor dhe parandalimin e krijimit të regjimeve totalitare.

“Kushtetueshmëria përbën një nga shtyllat kryesore, mbrojtja e së cilës parandalon krijimin e regjimeve totalitare, një prej të cilave Shqipëria e ka kaluar. Pavarësisht nga debatet dhe dritëhijet, Gjykata Kushtetuese e ka përmbushur rolun e saj dhe pa këtë rol, nuk mund të kishim një qeverisje kushtetuese. Vërtetë keni pasur presion, por sot ndarja e pushteteve është e konsoliduar si asnjëherë më parë. Roli i Gjykatës Kushtetuese vjen duke u bërë gjithnjë e më i madh për faktin se Shqipëria ka aspiratën kryesore integrimin e saj në Evropë. Duke shprehur besimin e madh se arkiva e pasur 20 vjeçare e Gjykatës, përbëjnë një bazë solide për një veprim të ardhshëm gjithnjë në përsosje të saj. shpreh bindjen se demokracia shqiptare, Shqipëria në tërësi do të ecë e sigurt drejt horizontit dhe integrimit në Bashkimin Evropian. Dua t’iu përgëzoj ju për kontributin e çmuar që keni dhënë”, tha Berisha. /Start/

                                                                                             2012-06-07 10:05
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›