E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mijatovic: Të përmirësohet legjislacioni për mediat

Ministri Haxhinasto vlerësoi profilin e znj. Mijatovic dhe qasjen e saj të ekuilibruar dhe objektive në trajtimin e çështjeve të lirisë së shtypit në hapësirën e OSBE-së.

Ai theksoi se shtypi i lirë ka një rol parësor në garantimin e shoqërive demokratike, të bazuara në sundimin e ligjit, duke kontribuar në një qeverisje të lirë. Znj. Mijatovic vlerësoi ndryshimet e fundit ligjore në drejtim të përmirësimeve të kodit penal dhe civil për dekriminalizimin e shpifjes, si dhe vullnetin e qeverisë shqiptare për përafrimin e legjislacionit me praktikat e deritanishme ndërkombëtare dhe standardet e KiE dhe OSBE-së.

Në veçanti, ajo u ndal në progresin e bërë për strategjitë e digjitalizimit të medias, si dhe modelin e Shqipërisë për ofrimin falas të shërbimit të internetit. Në përfundim të takimit, Haxhinasto shprehu gatishmërinë për të vazhduar dialogun me Zyrën e znj. Mijatovic për përmirësimin e mëtejshëm të legjislacionit në fushën e lirisë së mediave në funksion të garantimit të mediave faktuale, të ndershme dhe të paanshme. /Start/
 
 

                                                                                             2012-06-06 16:41
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›