Gjiganti amerikan Dell ka shënuar rënie prej 79 për qind të fitimit neto
Gjiganti amerikan Dell ka prezantuar rezultatet financiare të kompanisë, e cila ka regjistruar rënie prej 79 për qind të fitimit neto.
Rënia e mprehtë e fitimeve të kompanisë është shpjeguar me pakënaqësinë e madhe të aksionarëve, të cilët kanë qenë kundër shitjes së kompanisë, në kohën kur shitjet e kompjuterëve personal kanë rënë ndjeshëm, pasi që përdoruesit gjithnjë e më shumë janë kthyer drejt telefonave dhe tabletave.
Fitimi neto i kompanisë është zvogëluar për 130 milionë dollarë gjatë tre muajve të fundit, një rënie prej gati 2% e totalit të të ardhurave të Dell që arrin në 14 miliardë dollarë, ndërsa dy nga investitorët më të mëdhenj të kompanisë nuk duan që kompania të jetë plotësisht në duart e Michael Dell.
Michael Dell ka ofruar 24,4 miliardë dollarë për ta blerë kompaninë tërësisht, ndërsa ai planifikon që në të ardhmen e afërt Dell të zhvendoset nga prodhimi i kompjuterëve personal tek prodhimi i pajisjeve mobile.
(a.k/indeksonline/BalkanWeb)