Maqedoni, rikthehen incidentet ndëretnike, rrihen dy shqiptarë
MAQEDONI - A po rikthehen incidentet me sfond ndëretnik? Një i tillë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, pas një ndeshje hendbolli në Shkup. Dy të rinj shqiptarë janë rrahur barbarisht nga një grup tifozësh maqedonas vetëm sepse ishin dëgjuar tek flisnin shqip, raporton portali Zhurnal.
Sipas Policisë, ngjarjen e ka denoncuar në stacion policor 17-vjeçari A. S., sipas të cilit, një grup i madh huliganësh maqedonas e kishin goditur në kokë dhe në trup.
Rasti është konfirmuar edhe nga ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, por pa dhënë shumë hollësi.
“Gjatë ditës së djeshme ka arritur një denoncim për prishjen e rendit dhe të qetësisë publike. Ne po punojmë në zbardhjen e rastit. Tani nuk mund t’ju them saktë cila është mosha e të dëmtuarve, mirëpo do t’ju sigurojmë informacione shtesë”, ka deklaruar Jankullovska.
(a.k/BalkanWeb)