Dritëro Agollin në 80-vjetori: U besoj politikaneve te rinj
14/10/2011 Agolli: Kam besim tek angazhimi i brezit të ri në politikë dhe në marrjen e përgjegjësive
Kryebashkiaku uron
Një mëngjes ndryshe për shkrimtarin e madh Dritëro Agolli, i cili ka festuar gjatë ditës së djeshme 80-vjetorin e lindjes, ku pjesë e urimeve është bërë edhe Bashkia e Tiranës. Që në mëngjes, kryebashkiaku Lulzim Basha ka vizituar shtëpinë e shkrimtarit Agolli, duke uruar ditëlindjen e tij. Gjatë vizitës së zhvilluar në shtëpinë e tij, Basha e ka vlerësuar Agollin për rolin e veçantë në letrat shqipe, si dhe kontributin e dhënë prej tij gjatë gjithë kësaj kohe në sferën publike të vendit. “Dritëroi është një nga autorët e mëdhenj të letërsisë shqiptare dhe një figurë e dashur publike, me vizion të kthjellët, të qëndrueshëm dhe të pandikuar nga interesat e çastit”, ka deklaruara Basha. Ai ka marrë përgëzimet e shkrimtarit për punën e bërë deri më tani në përmirësimin e jetës së kryeqytetasve që nga marrja e mandatit si kryetar bashkie. Agolli ka shprehur besimin e tij tek angazhimi i brezit të ri në politikë dhe në marrjen e përgjegjësive që do të ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së jetesës në vend. “Kam besim tek angazhimi i brezit të ri në politikë dhe në marrjen e përgjegjësive”, është shprehur shkrimtari Agolli. Në vijim të bisedës, si shenjë respekti, shkrimtari i njohur firmosi tre nga librat e tij me një dedikim të veçantë për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Bashën. Dritëro Agolli lindi në fshatin Menkulas të Devollit 80 vjet më parë. Studimet e larta i ka kryer në Peterburg. Ai për shumë vite ka qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve e të Shqipërisë. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur me romane, poezi, tregime, novela dhe skenarë filmash, ku edhe një pjesë e mirë prej tyre janë përkthyer në shumë vende të botës. Dritëro Agolli gjithashtu mban mbi vete shumë tituj, ku më i rëndësishëm është titulli "Nderit i Kombit". Vepra e tij letrare është përkthyer në shumë vende të botës, si: Francë, Gjermani, Itali, Rusi, Greqi, Spanjë, Rumani, Portugali, Norvegji, Siri, Izrael, Danimarkë. Njëkohësisht Agolli është fitues i katër çmimeve të Republikës dhe i disa çmimeve vjetore në letërsi. Dritëro Agolli, është anëtar i Akademisë së Firences "Muzat" në Itali. Ai është Qytetar Nderi i qyteteve të Korçës, Tiranës, Gjirokastrës.