Vritet me eksploziv në makinë kambisti 60-vjeçar
14/10/2011 Ekspertët: Njësoj si rasti i gjyqtarit Konomi, viktima vëllai i një drejtuesi në policinë e Shkodrës
SHKODER- Një kambist është vrarë me eksploziv në mjetin e tij gjatë orëve të para të mëngjesit të së enjtes në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në orën 06:35 në lagjen “Vasil Shanto” pikërisht në zonën ku ndodhen agjencitë valutore, në mes të qytetit të Shkodrës. Viktima është shtetasi 60-vjeçar Mark Gjoni, banues në lagjen periferike “Mark Lula” të qytetit të Shkodrës. Menjëherë pas lajmërimit forca të shumta të policisë dhe përfaqësues të Prokurorisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë gjetur mjetin e shtetasit Mark Gjoni të dëmtuar thuajse plotësisht nga eksplozivi. Strukturat policore dhe hetimore kanë rrethuar gjithë territorin ku kishte shpërthyer automjeti, si dhe kanë filluar veprimet për gjetjen e gjurmëve dhe hetimet për zbulimin e autorëve.
Vrasja
Shtetasi Mark Gjoni kishte dalë nga shtëpia rreth orës 06:20 minuta për të shkuar me mjetin e tij në vendin e tij të punës pranë agjencive valutore ku ushtronte aktivitetin e tij privat si kambist. Burimet nga vendi i ngjarjes shprehen se kambisti Gjoni kishte qenë duke parkuar mjetin e tij tip Benz presidencial tip i vjetër me targa SH 1465 E, kur është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm që është dëgjuar në të gjithë qendrën e qytetit të Shkodrës. Menjëherë pas këtij shpërthimi kalimtarë të rastit kanë nxituar të nxjerrin jashtë makinës shtetasin Gjoni, i cili ishte mbuluar nga gjaku. Sapo e kanë nxjerrë e kanë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës, ku ndërhyrja e mjekëve nuk ka bërë të mundur shpëtimin e jetës së tij. Burimet spitalore shprehen se shtetasi Gjoni ka ndërruar jetë disa orë pas dërgimit në spital për shkak të plagëve të shumta dhe të rënda që kishte marrë në trup. Ndërkohë policia e Shkodrës në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit gjyqësor Shkodër dhe ekspertë të kriminalistikës të ardhur urgjentisht nga Tirana kanë marrë në pyetje disa persona që kishin qenë dëshmitarë në momentin e ngjarjes, si dhe disa kambistë që kishin punuar më viktimën për të marrë ndonjë informacion të mundshëm nëse shtetasi Gjoni kishte pasur konflikte me persona të tjerë. Sipas burimeve policore, deri tani nuk është arritur të nxirret asnjë informacion se viktima Gjoni kishte pasur konflikte me persona të tjerë, fakt ky i konfirmuar dhe nga familjarët dhe të afërmit e tij. Burimet shprehen se grupi hetimor ka përjashtuar për momentin pistën e hakmarrjes dhe është duke punuar për të zbuluar nëse kambisti i kishte dhënë ndonjë personi shuma të mëdha parash dhe nuk ia kishte kthyer. Nga ana tjetër ekspertët në vendngjarje kanë punuar për disa orë me qëllim zbulimin e ndonjë gjurme të lënë nga atentatorët, apo materialet eksploduese që kanë përdorur. Burimet shprehen se deri tani nuk është gjetur asnjë gjurmë që të çon tek vrasësit, pasi shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa ka dëmtuar tërësisht jo vetëm mjetin e viktimës, por edhe automjete afër tij. Ndërkohë, dëmtime ka pasur dhe tek njësitë e shërbimeve që ndodheshin afër vendit ku ndodhi ngjarja. Sipas burimeve, në automjetin tip Benz të shtetasit Gjoni mendohet të jetë vënë një sasi e madhe eksplozivi C4 që është vënë në punë nëpërmjet një celulari ashtu si në rastin e pak kohëve më parë në rastin gjyqtarit Konomi në Vlorë. Eksplozivi mendohet të jetë i njëjtë me ato që u kapën në Shqipëri disa vite më parë, eksploziv që mendohet të jetë prodhuar e blerë në Mal të Zi. Shtetasi Mark Gjoni, vëllai i shefit të armatimeve pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër ishte me origjinë nga zona e Dukagjinit dhe kishte rreth 20 vite që banonte në lagjen informale “Mark Lula”. Prej 17 vitesh ushtronte aktivitetin si kambist pranë agjencive valutore në qendër të qytetit të Shkodrës.
Pistat janë hakmarrje e vjetër dhe grindje banale e disa ditëve më parë.