Kater biletat sfidat e reja per ndeshjet e play-off

Portugalia dhe Bosnje Herzegovina do të diskutojnë mes tyre një nga katër biletat e mbetura vakante për një vend në finalet e Euro 2012, ndërsa shorti i hedhur në Krakovë të Polonisë ka përcaktuar edhe tre sfidat e tjera për ndeshjet e Play-off. Turqia do të luajë kundër Kroacisë, Estonia ndaj Irlandës, ndërsa Cekia do të përballet me Malin e Zi. Të tetë skuadrat do të kërkojnë të kapin trenin e fundit drejt kompeticionit që do të luhet në Poloni dhe Ukrainë, ndërsa sfida më e luftuar do të jetë ajo mes boshnjakëve dhe portugezëve.
Dy skuadrat u përballen edhe në play-off e Botërorit 2010, ndërsa atëherë fitues doli Portugalia, e cilia luajti në finalet e turneut që u zhvillua në Afrikën e Jigut. Gjithsesi, këtë herë do të jetë më e vështirë për Kristiano Ronaldon dhe shokët e tij. Bosnje Herzegovina i shkoi shumë pranë ëndrrës për t’u kualifkuar direkt, pasi kryesonte 1-0 në ndeshjen e fundit kundër Francës, por një penallti vetëm 12 minuta nga fundi i dhuroi barazimin dhe në të njëjtën kohë kualfikimin “gjelave” të Laurent Blank.
Një përballje tjetër e rëndësishme do të jetë ajo mes Turqisë dhe Kroacisë, ndërsa në sfidat e tjera, surpriza si Estonia apo Mali i Zi, kërkojnë të shënojnë emrin për herë të parë në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit europian kundër Irlandës dhe Çekisë. Ndeshjet e para për play-off e Euro 2012 do të luhen më 12 dhe 13 nëntor, ndërsa ato të kthimit vetëm tre ditë më pas.
Nertan Prifti