Droga, 5 shqiptare ne pranga
ROME - Pese shqiptare jane vene ne pranga gjate dites se djeshme ne Itali, tre ne Venecia dhe dy ne Peruxhia. Ishte Policia e Venecias qe gjate nje operacioni per zbulimin e laboratoreve te droges, ndaloi tre shqiptare. Mediat italiane shkruajne se "dy laboratore te paketimit te heroines u zbuluan dhe ne flagrance u kapen tre persona me kombesi shqiptare dhe u sekuestruan 10 kg heroine. Droga vinte nga Afganistani e fshehur ne serbatoret e karburanteve te kamioneve. Gjithsej 10 kg heroine u gjet ne keto laboratore. Nderkohe qe sipas autoriteteve policore keto dy laboratore benin nje xhiro vjetore prej nje milion eurosh. Policia po vazhdon hetimet per arrestimin e personave te tjere qe kane lidhje me kete trafik nderkombetar te lendeve narkotike. Gjithashtu po dje dy shqiptare, respektivisht 26 dhe 48 vjec, jane arrestuar nga Giardia di Financa e Peruxhias, pasi zbuloi ne makinen e tyre 2.3 kg kokaine. Policia italiane njofton, se ka sekuestruar vec droges edhe 5500 euro, qe dyshohet te jene siguruar nga shitja e lendes narkotike. Shqiptaret u ndaluan gjate nje kontrolli te rregullt rrugor, ndersa udhetonin me nje makine tip "Ford Mondeo", me targa belge. Tashme po mbahen ne burgun e Peruxhias, per hetime te metejshme, pasi dyshohet te jene vetem korriere, pjese e nje bande trafiku nderkombetar. A. Cena