Kryeministri: Edi Rama, si marksist-leninist i Brazilit
Pak para nisjes se vizites se tij ne Kine per te zhvilluar takime me perfaqesuesit me te larte te ketij vendi, kryeministri Berisha i ka kerkuar banoreve te vendit te jene te kujdesshem ndaj terminologjise qe perdor kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ne programet e tij elektorale. Sipas Berishes, termat e perdorur nga Rama jane te ngjashem me ato te perdorura nga kreret e larte komuniste dhe nuk perdoren nga asnje perfaqesues i politikes boterore aktuale. Keshtu kryeministri kritikoi edhe termin sovranitet ushqimor te shfaqur ne fjalimet e Rames dhe ne programin politik te PS-se. "Une shfletova dhe pashe qe teoria e "sovranitetit ushqimor" ishte formuluar nga disa grupe marksiste-leniniste te Brazil, kur kishin organizuar nje tubim antiglobal kunder tubimit kombetar, per t'i dhene fund varferise", tha Berisha. Per te cilin "ky grup qe kishte shpikur doktrinen e "sovranitetit ushqimor" antiglobal, eshte grupi qe vite me pare i kishte dhene gjysme dajes se Edi Rames, Sofo Lazeri, cmimin e ushqimit, nderkohe kur ju i kishit vatrat bosh".