E Diel, 1 Nëntor 2026

Perurohet rruga Farke-Baldushk, 500 milione leke

Kryeministri Berisha mori pjese dje ne inaugurimin e nisjes se punimeve per rrugen Farke- Baldushk, investim i buxhetit te shtetit, me vlere rreth 500 milione leke. Ky segment rrugor ka nje gjatesi prej 14 kilometra. Sipas Berishes, me kete rruge i jepet nje lidhje e re shume e fuqishme dhe shume e rendesishme, e Tiranes me Shqiperine juglindore dhe Shqiperine Jugore. Nderkohe qe kjo rruge do te jete nje nga segmentet me te fuqishme te boshtit te jugut. Po keshtu kryeministri Berisha deklaroi se pas ketij segmenti rrugor, do te filloje ndertimi i rruges Baldushk-Paper dhe ne kete menyre kompletohet nje aks i ri rrugor, midis Tiranes dhe Elbasanit. Sipas kreut te ekzekutivit, vetem ne komunen e Baldushkut, ne 3 vjet jane investuar 750 milione leke, nderkohe qe ne 8 vitet e qeverisjes se meparshme jane investuar gjithsej 12 milione leke. Sipas Berishes, ndertimi i infrastruktures se vendit do te vazhdoje te jete nje prioritet madhor edhe ne mandatin e dyte qeverises.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›