Mediu ne Berat, kerkon voten dhe prezanton Astrit Veliajn
Kryetari i Partise Republikane, Fatmir Mediu zhvilluan dje nje takim me simpatizantet e kesaj force politike ne Berat. Gjate fjales se tij Mediu analizoi sukseset e mazhorances se koalicionit te djathte, duke permendur reformat e suksesshme te ndermarra gjate ketyre 4 viteve qeverisjeje, ne fushen e ekonomise, arsimit, investimet ne infrastrukture dhe finalizimin e tyre me anetaresimin e Shqiperise ne NATO. Sipas tij, zgjedhjet e ardhshme do te jene domethenese, pasi shqiptaret do t'i japin nje mandat te dyte koalicionit te djathte, per te vijuar te gjithe bashke ne fushen e reformave te tjera, per te arritur anetaresimin e Shqiperise ne BE. Gjate ketij takimi u prezantuan kandidatet per deputete per qytetin e Beratit, nder ta edhe Astrit Veliaj, te cilin e ka cilesuar nje perfaqesues te denje per Beratin.