E Diel, 1 Nëntor 2026

Vijon "eksodi" i LSI, kryekomunari i Velabishtit ne Berat, iken te PS

BERAT- Beteja politike midis Partise Socialiste dhe Levizjes Socialiste per Integrim, vijon te jete ende e hapur. Levizja e anetaresise, largimet dhe afrimet ne partite respektive, perkeqesojne edhe me shume marredheniet midis dy ish-aleateve. Pas largimit te kryetarit te bashkise se Ures Vajgurore, Syrja Ormeni, nga radhet e LSI-se dhe bashkimit me PS-ne, nje kryetare tjeter komune po ne kete Qark ka deklaruar shkeputjen nder radhet e Partise Levizja Socialiste per Integrim. Bledar Cili, kryetar i komunes Velabisht ne rrethin e Beratit ka deklaruar dje se largohet nga radhet e LSI-se per t'u ribashkuar me PS-ne. Ai eshte shprehur se tashme largohet nga radhet e LSI-se per t'u bashkuar me PS-ne sepse ne kete menyre do t'i sherbeje me shume komunitetit. Zyrtari socialist ka pohuar se ne seline roze gjen me teper veten dhe kjo e ka shtyre te braktise anetaresimin nga radhet e LSI-se. Ish-zyrtari i Levizjes Socialiste per Integrim eshte shprehur per median se ditet e fundit eshte njohur me programin e partise me te madhe ne opozite per zgjedhjet e pergjithshme dhe se ka qene pikerisht ky program qe e ka shtyre te vendos per tu bashkuar me te PS-se. "Duke pare programin qeverises te Partise Socialiste kam gjetur me shume veten si drejtues i nje komuniteti qe me ka votuar ne koalicionin e majte dhe per t'i sherbyer me mire atyre une bashkohem me PS-ne", komentoi Cili arsyen e levizjes se tij. E.Hazizolli


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›