E Diel, 1 Nëntor 2026

“Droga” arrestohen 7 persona në Berat, mes tyre edhe dy femra

Lufta kundër trafikimit të dogës ka vënë në pranga 7 persona në qytetin e Beratit. Arrestimi i tyre është bërë për trafik të lëndëve narkotike.
Sipas policisë shtatë të ndaluarve u është sekuestruar një sasi prej 70 dozash heroine.
Operacioni i koduar “Punto 2” ka vënë nën pranga dhe dy femra të cilat kanë qenë pjesë e trafikut të drogës. Policia nuk ka bërë ende të ditur identitetin e të arrestuarve. Ndërsa sqaron se droga kishte ardhur nga Durrësi për në Berat.
Bëhet e ditur se grupi prej shtatë vetash të arrestuar mbahej nën monitorim prej kohësh nga policia dhe dy ditë e fundit kanë pasur sinjalizime të sakta për sasinë e drogës që do të transportohej.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›