Trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike - Krimet e Rënda vënë në pranga 5 ndërtues

Të arrestuarit dyshohen për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike, në vendin fqinj, Itali
Pas një hetimi gati dy vjeçar forcat e Krimeve të Rënda në Shqipëri në bashkëpunim me autoritetet italiane kanë prangosur 5 shtetas shqiptarë, të cilët dyshohen për trafik droge në shtetin fqinj.
Prokurori i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besnik Muçaj tha dje për mediat se “më 24 korrik janë ekzekutuar urdhrat e arrestit për shtetasit Arben Veliko, Dritan Jahelezi, Latimir Hoxha, Panajot Dhiamandi dhe Sokol Kashta, në kuadër të operacionit ‘Ndërtuesi’, ndërmarrë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda”.
“Të pesë të arrestuarit janë të dyshuar për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike, të kryer në bashkëpunim”, u shpreh ai.
Sipas tij hetimet për këtë procedim penal kanë nisur në vitin 2008 dhe për to është bashkëpunuar me policinë e shtetit, me Drejtorinë kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale.
Faktet i referohen periudhës kohore të muajit dhjetor 2008, kur disa shtetas shqiptarë në territorin shqiptar kanë bashkëpunuar me shtetas shqiptarë në territorin italian dhe kanë mundësuar trafikimin e një sasie heroine. Në sajë të bashkëpunimit me autoritetet italiane është bërë e mundur që më 17 dhjetor 2008 në Milano të Italisë të sekuestrohet një sasi prej 11.85 kilogram lëndë narkotike e llojit heroinë dhe të arrestohen në flagrancë shtetasit shqiptarë Julian Kajdo dhe Eduart Toshkollari.
Prokurori Muçaj nënvizoi se operacioni “Ndërtuesi” konsolidoi bashkëpunimin e suksesshëm ndërkombëtar me autoritetet italiane.
Hetimet për këtë procedim penal kanë filluar në vitin 2008 si një hetim proaktiv, mbi bazën e akteve të veçuar nga një procedim tjetër penal.
Për hetimin është bashkëpunuar në policinë e shtetit me Drejtorinë Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale.
Operacioni i policisë është kryer në qytetin e Tiranë dhe atë të Vlorës. Ndërkohë që të arrestuarit përdorin biznesin e ndërtimeve si mbulim për trafikun e drogës. Kjo ka qenë dhe arsyeja e emërtimit të operacionit të policisë me emrin “Ndërtuesi”.
Faktet objekt hetimi i referohen periudhës kohore të muajit dhjetor 2008. Disa shtetas shqiptar në territorin shqiptar kanë bashkëpunuar me shtetas shqiptar në territorin Italian dhe kanë mundësuar trafikimin e një sasie heroine. Ky operacion konsolidon së pari bashkëpunimin e suksesshëm ndërkombëtar sidomos me autoritetet kompetente italiane dhe gjithashtu rikonfirmon bashkëpunimin e frytshëm të Prokurorisë për Krime të Rënda dhe drejtoritë përkatëse në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Në suksesin e operacionit ka dhënë ndihmesën e vet Zyra e Bashkëpunimit Policor Italian në Tiranë (Interforcë).
Operacioni për ekzekutimin e urdhrave të arrestit është kryer nga Departamenti Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda.
Të arrestuarit dje
Arben Veliko
Dritan (Orges) Jahelezi
Latimir Hoxha
Panajot Dhiamandi
Sokol Kashta
Të arrestuarit në 2008
Julian Kajdo
Eduart Toshkollari