Droga arrestohet nje shqiptar ne Sajadhe

Mondi Lula 19 vjec u kap ne flagrance duke transportuar me automjetin e tij me targa greke nje sasi prej 80 kilograme lende narkotike te tipit kanabis sativa.
Droga ishte e paketuar ne pako 1 kilogrameshe dhe e fshehur ne pjesen e mbrapme te automjetit.
Policia tha se ishte ne dijeni te trafikut te lendes narkotike dhe e arrestoi 19 vjecarin pak kilometra pasi ai kishte ngarkuar sasine e droges.
Lenda narkotike kishte hyre ne token greke nga Konispoli e ngarkuar ne mushka dhe me vone ishte fshehur ne vendin e quajtur Stomio Sajadhas.
Sipas anti-droges se Gumenices 19 vjecari Lula ishte anetar i nje organizate trafikantesh te lendeve narkotike me qender ne Athine.
Agjentet thane se po kerkojne edhe nje bashkepunetor te 19 vjecarit i cili dyshohet se eshte anetar i te njejtit grup.
Mondi Lula dhe materialet ne ngarkim te tij u derguan ne gjykaten e Gumenices e cila vendosi masen burg pa afat.