Beqja Jam korrekt me Kushtetuten

Une bashke me nje mikun tim qe prej 9 vjetesh kemi nje shoqeri tregtare qe punon ne fushen e informatikes. Qe nga viti 2001 une kam investuar dijet dhe shkollimin tim ne kete kompani. Eumlshte krijuar jashte kontekstit tim politik dhe e bazuar ne formimin tim universitar. Kjo kompani ka bere edhe dy pune per bashkine e Durresit per informatizimin e bashkise. Kompania jone ka konkuruar dhe ka fituar tenderin e pare para se te isha kandidat dhe tenderi i dyte eshte bere ne tetorin e vitit 2009. Nderkohe para se te marr pjese ne kete gare jam keshilluar me juristet dhe vleresimi i tyre ishte se duke mos ushtruar detyren e deputetit isha korrekt me Kushtetuten shprehet Beqja.
Sipas deputetit te majte ne 1 mars 2010 pak dite pas betimit Kuvendi ka kerkuar qe te deklaroje interesat e tij private.
Qe nga 26 shkurti shoqeria ku une jam ortak nuk ka marre pjese ne asnje tender te financuar nga fondet publike. Kjo eshte historia e asaj qe sot kerkohet qe quhet ceshtja Beqja. Kompania ka nje kontrate te lidhur ne 9 dhjetor 2009 nderkohe qe gjate zbatimit te kontrates gjate shkurtit eshte bere nje pagese nga bashkia e Durresit edhe pse puna mbaroi ne janar ndersa pagesa e dyte eshte bere ne muajin maj. Kontratat qe kompania ka pasur me entet publike mund te vazhdoje te marre fonde edhe sot sepse kontratat jane afatgjata. Edhe ne dokumentin e saj maxhoranca provoi qe per pune te kryera qe ne maj 2009 ka pagesa ende te pakryera sepse keto jane procedurat e levrimit te fondeve publike shtoi ai.
Ne vijim Beqja nenvizoi se maxhoranca po sajon raste per te akuzuar PS-ne ashtu sic beri me nje kolegen e tij dhe deputetin Sajmir Tahiri.