E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane serish protesta te te perndjekurve

Shoqata e ish-te perndjekurve politike ne Shqiperi protestoi sot paradite pergjate rrugeve te qendres se Tiranes nga vendi ku ndodhej dikur monumenti i diktatorit Enver Hoxha tek sheshi Skenderbej dhe te selia e Kuvendit.

Ndersa ne sallen e Kuvendit deputetet ishin perfshire ne debatet e perhershme politike ne sheshin para selise se Kuvendit ish-te perndjekurit kerkuan te gjenden eshtrat e 4500 personave te pushkatuar pa gjyq gjate sundimit te komunizmit.

Shume prej familjareve te te zhdukurve jane angazhuar vete ne kerkime sporadike dhe jo te organizuara.

Rasti me i fundit i zbulimit te viktimave te komunizmit ishte ai i nje varreze kolektive ne periferi te Tiranes ku u gjeten 15 skelete te cilet ende nuk jane identifikuar.

Ata kerkuan gjithashtu edhe dhenien e demshperblimit financiar per vitet e burgut dhe internimeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›