E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bruksel NATO diskuton strategjine e re

Per here te pare ministrat e Mbrojtjes dhe ata te Puneve te Jashtme te 28 vendeve anetare jane mbledhur bashke ne seline e NATO-s ne Bruksel per te biseduar mbi konceptin e ri strategjik te Aleances qe pritet te miratohet ne samitin e Lisbones duke ndryshuar ate te meparshmin te miratuar ne 1999-en.

Qellimi i Aleances sic shpjegoi dhe sekretari i pergjithshem i saj Rasmussen eshte qe te jete me fleksibel dhe e pergatitur per tiu pergjigjur kercenimeve te reja si sulmet e mundshme raketore apo kompjuterike por duke ruajtur si parim kryesor mbrojtjen e territorit dhe popullates se vendeve anetare.

Riafirmimi i artikullit 5 eshte arsyeja perse ne jemi ne NATO. Edhe mbrojtja raketore eshte e rendesishme pasi ajo perben siguri per te gjithe anetaret. Nga kjo perfiton edhe Shqiperia prandaj ne e perkrahem. Nuk flitet per instalime ne vendin tone por do te jemi perfitues ka deklaruar ministri shqiptar i Mbrojtjes Arben Imami.

Pas samitit te Lisbones Imami deklaroi se do te rikonceptohet edhe roli i ushtrise shqiptare per te perballuar me mire krizat dhe emergjencat ne vend por dhe duke shfrytezuar me mire kapacitetet njerezore dhe financiare tek forcat e armatosura.

Menjehere pas Lisbones ne do fillojme rishkruarjen e dokumentave tona strategjike. Ta rikonstruktojme ushtrine tone ne vecanti kembesorine ka shtuar Imami. Tresim dhjamin por forcojme muskujt mbetet batuta e perseritur e sekretarit te pergjithshem Rasmussen qe pas marrjes se kesaj detyre per miremenaxhimin e buxhetit te Aleances.

Por ndersa shumica e vendeve anetare kerkojne prej 1 viti te reduktojne shpenzimet per NATO-n Shqiperia garanton se nuk do te ndryshoje buxhetin e percaktuar prej 2 te GDP-se.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›