E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehen ethet e arit

Cmimi i arit ne tregjet nderkombetare po arrin serish nivele te larta. Diten e enjte 1 once ar u tregtua mesatarisht per 1372.60ndash13888.1 dollar.

Vetem gjate ketij viti cmimi i metalit te cmuar eshte rritur me gati 16. Rritja e cmimit ne tregjet nderkombetare eshte pasqyruar edhe ne tregun e brendshem.

Ne argjendarite e kryeqytetit cmimi per gram i arit varion nga 3800-4800 leke cmim ky per artikujt te punuar me dore dhe ne ar 18 karat.

Tregtaret thone se kjo rrritje e cmimit te arit ka nisur gradualisht qe me fillimin e krizes nderkombetare.

Destabiliteti i monedhave ne tregjet nderkombetare beri qe ari te kthehet serish si themel i shendosh ne tregjet e kapitalit. Ne vend sipas tergtareve rritja ka qene e ngadalte.

Per te shpjeguar arsyen e kesaj rritjeje te cmimit te arit ne intervistuam zotin Marian Gjermeni drejtor i operacioneve monetare prane Bankes se Shqiperise.

Momenti i pare ka te beje me kerkesen dhe oferten e ekonomise reale dhe i dyti me kerkesen dhe oferten e sektorit financiar. Investitore te ndryshem kerkojne te levizin ato asete qe levizin ne krah te kundert me levizjet e tjera. Kjo mund te sjelle levizjen e dollarit ka sqaruar Gjermeni.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›