E Shtunë, 31 Tetor 2026

Droga gllabëron 60 mijë përsona

Droga ka marrë përhapje dramatike këto vitet e fundit në Shqipëri. Vendi nuk ka të dhëna dhe studime të plota për numrin e përdoruesve, por përllogariten përafërsisht rreth 60 mijë të tillë, 10 mijë prej të cilëve me varësi ndaj substancave narkotike. Ky fenomen vlerësohet nga specialistët se vret në vit rreth 40 persona. Droga si fenomen është njohur në Shqipëri kryesisht pas vitit 1993, dhe përdorimin më të gjerë ndër lendët narkotike në vend e zë marijuana, e shoqëruar nga heroina e kokaina. Por, edhe pse konsumimi i drogave më të rënda si heroina dhe kokaina, kanë numër më të vogël përdoruesish, tendenca e shifrave vitet e fundit ka ardhur në rritje.
Gjithashtu vërehet me shqetësim se është rritur në mënyrë alarmante përdorimi i substancave medikamentoze, si ekstaza, kryesisht nga të rinjtë që frekuentojnë lokalet e natës. Qyteti me përqindjen më të madhe të përdoruesve sot për sot është Tirana, por me tendencë në rritje paraqiten, Durrësi, Shkodra e Vlora. Sa i takon Europës, të dhënat e observatorit europian, tregojnë se 1 në 5 të rritur përdor rregullisht kanabis, ndërsa rreth 3 % e popullsisë së rritur përdor kokainë. OBSH raporton se 0.4% e vdekjeve ne botë u atribuohen përdorimit të drogave.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›