Viti i parë në gjimnaz, nis me tekste të reja
Klasat e dhjeta, apo ndryshe viti i parë i gjimnazit, do të nisë sivjet vitin shkollor me një strukturë tërësisht të re tekstesh. Sipas drejtorit të arsimit parauniversitar në MASH, Fatmir Vejsiu, ky vit vetëm kurrikulën bërthamë do ta ketë nga autorët tanë, ndërsa sfera shkencore është adaptuar nga autorët e huaj më të mirë. Madje sipas Vejsiut këto tekste, të cilat vijnë të përkhtyera për nxënësit shqiptar, kanë rezultuar më një kosto më të ulët se librat që prodhohen në vend.
Ndërsa tekstet e gjuhëve të huaja për nxënësit e viteve të para janë siguruar këtë vit nga vendet e origjinës, si Britania e Madhe, Italia apo Franca.
Vejsiu bën të ditur se nuk do të ketë asnjë vonesë në përgatitjen e këtyre teksteve këtë vit, pasi porositë janë bërë tashmë dhe shtëpitë botuese janë duke përgatitur titujt e rinj të librave për nxënësit e klasave të dhjeta, brezi i parë i cili përfundon ciklin bazë të arsimit 9- vjeçar.