Tirana e zbrazët,qytetarët i drejtohen plazheve

Fillimi i pjesës së dytë të muajit gusht e ka gjetur pothujse bosh kryeqytetin. Një pjesë e mirë e atyre që nuk kanë bërë pushime i kanë planifikuar ato, në 15 ditëshin e dytë të muajit gusht, duke i lënë rrugët e kryeqytetit pa lëvizje të madhe. E ndërsa edhe vetë temperaturat e larta e favorizojnë plazhin dhe kanë tërhequr një pjesë të mirë të pushuesve, pasi moti në këtë periudhë parashikohet i qëndrueshëm. Një lajmi mirë ky, për bizneset në pjesën e plazheve, por një lajm i keq për bizneset në kryeqytet, pasi një pjesë e tyre kanë zgjedhur ta mbyllin aktivitetin e tyre për pak kohë, sa fuqia blerëse të rikthehet. Në sheshin "Nënë Tereza", ka një lëvizje makinash, por nuk ka trafik. Edhe në pjesë të tjera të rrugëve nuk shënohen turma makinash që hynë në kryeqytet, por e kundërta, ka një tendencë që qytetarët ti drejtohen zonës së plazheve.