E Shtunë, 31 Tetor 2026

uke banoret te trembur nga vjedhjet

SARAND/ Sipas deshmive te banoreve vjedhjet jane te shumta ndersa perfitohet nga prania e ulet e policise


Ne fshatin uke te Sarandes ne periferine jugore te qytetit bregdetar hajdutet po bejne kerdine. Kjo sipas banoreve te atyshem te cilet thone se vjedhjet e shtepive jane bere dicka e frikshme dhe e zakonshme njeheresh sa pleqte thone me humor cinik se kush e ka radhen sonte.


Nje treshe qe luan letra ne qendren e fshatit te tregon dhe me emra banesat e vjedhura se fundi duke te permendur ate te Ollga Sakos te Loti atos Llambi Zakes apo te Spiro Gribures kur kjo e fundit u vodh ne katin e pare nderkohe qe e shoqja Eleni ndodhej e vetme ne katin e dyte dhe edhe pse i degjonte levizjet e grabitesve ka pasur frike te reagonte duke menduar vetem per jeten. uka eshte fshat me mbi 3 000 banore e aktualisht aty jetojne vetem 1/3.


Pjesa tjeter eshte ne Greqi. Sipas banoreve te atyshem edhe nga fakti se shume shtepi jane bosh ben qe grabitesit ti kene ne shenjester. Por problem eshte se nuk po ngurrojne te futen edhe nese e dine se aty mund te jetoje dikush pasi zakonisht jane pleq e te moshuar e kjo mund tu rrezikoje dhe jeten ketyre te fundit.


Edhe kryeplaku i fshatit Vaso Turlla thote se vjedhjet jane shnderruar ne ankth. Policia sipas tij ka ardhur ne vendgjarje ka bere veprimet por deri me tani nuk ka njoftime nese eshte kapur dikush apo nese eshte zbuluar ndonje bande vjedhesish.


Turlla thote se vjedhjet e shtepive ne uke jane fenomen i vazhdueshem qe mbas 97-s por qe eshte bere me i theksuar kohet e fundit. Ai nuk mund te vere gishtin askund as te te ardhurit e shumte qe jane vendosur aty e as te romet e pranishem ne fshat.


Por thote se uka eshte shnderruar dhe ne nje lloj hoteli per ata qe ikin e kthehen nga Greqia duke e shtuar keshtu elementin e huaj. Ndersa te tjere banore thone se vjedhjet vijne nga ata njerez qe jane dyndur ne Sarande prej varferise papunesise dhe mungesave te tjera shnderrohen ne hajdute.


Sakaq kryeplaku Vaso Turlla thote se gama e vjedhjeve perfshin gjithcka qe nga parate qe mund te gjenden diku e deri te elektroshtepiaket. Madje sic rrefen ai jane cmontuar dhe dollape dhoma gjumi e dushe. Ndersa njera prej plakave te fshatit thote se jane vjedhur madje dhe carcarfe e jorgane.


Per afro 1000 banoret e ukes qe metaforikisht ne ligjerimet e tyre zogelohen ne 5 pleq prej ikjeve te shumta ne emigracion ka ardhur koha qe sekush ti dale per zot prones se vet sepse nga shteti nuk po ka asnje shenje se ky ankth do te mbaroje. Stefan Vasili i plotfuqishmi i zones nuk e beri kaq dramatike situaten ne nje prononcim te tij.


Ai tha se me teper ka pasur tentativa per grabitje me dyer te hapura por jo grabitje sistematike. Megjithate ai tha se eshte zbuluar nje grup grabitesish nga Fieri e po vijon puna per te zbuluar dhe te tjere.


Sipas tij fakti qe shume shtepi jane te kycura per shkak se te zotet e tyre jane ne emigracion ben qe te kete tentativa per grabitje pergjithesisht ne fshatrat ne jug te Sarandes. Nderkohe banoret e ukes thone se i plotfuqishmi i zones Vasili nuk mund ta kete tere fuqine per ta perballuar kete situate pasi ka nen kontroll rreth 40 fshatra.


Ky problem u ngrit muaj me pare dhe nga kryekomunari i Ksamilit Vesel Kocia qe ankohej qe qyteza qe po shnderrohet dita-dites ne qytet e qe ka rreth 10 000 banore aktualisht nuk ka qofte dhe nje poste policore dhe vijon te trajtohet si fshat me nje te plotefuqishem zone nderkohe qe problemet me rendin i ka te shumta.


Edhe ne uke banoret kerkuan nje prani me te madhe policore sidomos gjate nates ku njeri prej tyre hodhi dhe idene per te paguar nje patrulle policore me kontribute vetjake te marra nga cdo banor nese kete gje nuk e ben shteti.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›