E Shtunë, 31 Tetor 2026

Droga ne Delvine, ne kerkim dy persona

Policia e Gjirokastres eshte ende ne kerkim te dy personave qe se bashku me kryeplakun e fshatit Varfaj, njekohesisht edhe keshilltar i PD ne bashkine e Delvines po transportonin nje sasi prej 222 kilogram mariuane.

Trafikantet jane arrestuar mesnaten e se shtunes ndersa po kalonin mariuanen e presuar nga fshati Lazarat ne drejtim te qytetit te Delvines. Droga me pas do kalonte per ne Greqi.

Policia u lajmerua se pergjate Malit te Sopotit, mbi fshatin Lazarat disa persona po transpotonin me kafshe pune, nje sasi droge ne drejtim te Delvines.

Pas disa ore ndjekjeje, deri ne oren kater te mengjesit te se dieles, u arrit te kapej 50 vjecari Reshat Ademi, me detyre kryeplak i Varfaj dhe njekohesisht edhe antar i keshillit bashkiak te qytetit te Delvines.

Kryeplaku ishte duke ngarkuar ne karrocerine e kamionit te tij 6 çanta shpine me marijuane. Ai u kap teksa po i mbulonte me dru zjarri me qellim qe t'i shpetonte postoblloqeve te policise gjate transportit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›