Zjarri ne autostrade, evakuohen banoret

Evakuohen te gjithe personat ne godinen e perfshire nga zjarri dhe nga banesat rreth zones. (UDPATE)
Sipas informacioneve te fundit, flaket vazhdojne ende te jene te medha, nderkohe qe zjarrfikesit nga Durresi e Kruja kane mberritur ne vendin e ngjarjes.
Energjia elektrike eshte nderprere, pasi zona ku ka rene zjarri eshte shume prane nenstacionit elektrik te Kasharit.
Policia ka bllokuar rrugen dytesore prane autostrades. Ne vendngjarje ka mberritur edhe nje ambulance, nderkohe qe nuk ka te dhena per te lenduar.
Flaket rane rreth mesdites ne magazinen me hidro-sanitare te firmes "Henri sh.p.k". Ende nuk dihet shkaku i renies se zjarrit.