E Diel, 1 Nëntor 2026

Droga në Igumenicë, policia greke shpall në kërkim një shqiptar

Policia greke ka shpallur në kërkim një shtetas shqiptar i cili akuzohet për trafik droge. Zenel Mehmeti 23 vjeç akuzohet nga policia greke se ka kaluar nga Shqipëri drejt Igumenicës 750 kg hashash.
 

23-vjeçari shqiptar e kishte marrë hashashin nga Çifliku i Sarandës dhe e kishte tranportuar atë drejt shtetit helen por droga u arrit të kapet nga policia greke në Igumenicë.
 

Gjithashtu policia greke ka arrestuar dje edhe një shtetas grek ndërsa është shpallur në kërkim edhe porositësi i drogës, një shtetas grek rreth 35 vjeç.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›