Fëmijët festojnë 1 Qershorin: Rroftë Berisha! Rroftë Rama!
Tiranë- Ishte shumë e shëmtuar ajo që ndodhi më 1 Qershor në Tiranë. Mësuesit e shkollave i kishin vënë nxënësit në rresht të mbushin bulevardin dhe sheshet e Tiranës. Ndërsa ata që ishin të veshtur edhe me kostume popullore, ishin vënë të kërcenin në trotuare duke brohoritur Sali Berisha, Sali Berisha.
Kurse në njësinë bashkiake numër 8, fëmijët ishin organizuar nga njësia bashkiake në një mjedis festiv, ku do të merrnin edhe ca dhurata, dhe ku gëzimin ua shtonte edhe më shumë prania e Edi Ramës. Dhe sërish fëmijët, edhe më të vegjël në moshë se nxënësit e shkollave, brohosinin Edi, Edi. Në një tjetër aktivitet ishte presidenti Topi që kishte pushtuar edhe ai një turmë fëmijësh dhe po i uronte. Smund të mungonte edhe kreu i shtetit në këtë ditë qokash politike.
Nuk ka asnjë dyshim. Ky është një mentalitet tipik komunist. Njësoj i rreshtonin fëmijët edhe në atë kohë, i nxirrnin në rrugë, edhe me kostume popullore, që ti përshendeste Enver Hoxha dhe njësoj fëmijët brohorisnin Enver, Enver. Ndryshimi është se tani ka shumë Enverër.
Në atë që ndodhi më 1 Qershor, kemi dy lajme të këqija:
I pari, që politikanët tanë vazhdojnë të mbeten komunistë, pavarësisht në janë të rinj apo të vjetër, ish zyrtarisht anëtarë apo drejtuers të PPSH apo ish të përsekutuar. Ata duan turma përpara, nuk ka rëndësi në i adhurojnë apo i urrejnë, vetëm t’i kenë përpara në sheshe e tu mbajnë fjalime. Dhe i dyti, në këtë vend çdo brez është u destinuar të rritet me dozën e politikës në gjak. Ata po rriten, po brymosen nëse do t’i referohemi një termi komunist, me idenë se janë politikanët pa jemi jemi, ata po rriten duke u edukuar se duhet të brohorasin për politikanët, duhet t’i përshëndesin, duhet t’i njohin emër për emër se kush janë. Të rritur në një mjedis ku politika është në krye të menusë së çdo bisedë, si në dasëm ashtu edhe në mort, ku rezultatet e zgjedhjeve dhe debatet politike të ditës janë temë e bisedës në çdo familje, sot fëmijët, pavarësisht moshës, dinë me saktësi se kush është kryeministër, kush është kryetar i kuvendit dhe president, çfarë është Partia Socialiste dhe çfarë është Partia Demokratike. Ata dinë me saktësi se me kë parti është babai i tyre dhe baballarët e shokëve të klasës, e madje edhe shoqëritë i zgjedhin shpesh mbi këtë bazë. Do të dëshiroja që fëmijët e mi të ishin tërësisht injorantë në këtë fushë.
Politika shqiptare ka treguar se ajo ka okupuar çdo qelizë të jetës sonë, çdo zhvillim publik do të ketë vulën e politikës dhe pa kontributin e saj asgjë nuk mund të ndodhë. Edhe gratë, në 8 Mars ndahen në dy pjesë, njëra brohoret për Sali Berishën e tjetra për Edi Ramën. Nuk brohorasin për vehten e tyre, nuk protestojnë për vehten e tyre dhe nuk gëzojnë për vehten e tyre. Edhe në 1 Maj njerëzit ndahen në dysh, ca festojnë me qeverinë e ca bëjën sikur protestojnë me opozitën, edhe në 14 Mars, edhe 14 Shkurt, edhe dita e Kurban Bajramit edhe Krishtlindjet. Kudo, ndër media, nuk thuhet se sot edhe festa X, por thuhet se Kryeministri apo Presidenti uruan për festën X.
Por me 1 Qershorin çfarë patën, me fëmijët çfarë duan që ua prishin festën. Na vuri mësuesja në rresht dhe na tha do të ikim të shikojmë Sali Berishën- thoshte një nxënës para kameras, a thua Sali Berisha është muzeum.
Mësues të indoktrinuar, servilë të politikës, të paafatë që mbani vendet e punës sepse jeni anëtarë partish, orgnizojuni femijëve festat e tyre, të loznin me shoshoqin, ashtu siç dinë dhe siç duan ata dhe jo të lozin partirash, jo t’i bëni si karagjiozë cirku e t’i vini të kërcejnë rrugëve që t’i shikojë Sali Berisha se sa të lumtur janë.
Ne jemi mësuar tashmë me imazhet skandaloze të shkollave që mbyllen gjatë fushatave elektorale, kur fëmijët nxirren nga kasat për të mbushur sheshet e mitignjeve dhe për të brohoritur për udhëheqësin e radhës. Kjo është një shkelje e ligjit, është e dënueshme. Por në 1 Qershor klasa jonë politiker dhe servilët e saj në administratë dhe arsim na demonstruan se paturpësia nuk ka cak. Padyshim se Berisha dhe Rama e dinë fare mirë se fëmijët nuk ishin aty se vërtet donin t’i shikonin ata. Por aty i dërguan mësuesit që u urdhëruan nga drejtorët.
Zotërinj, nëse vërtet doni të bëni një gjë të mirë për fëmijët, e para fare që duhet të bëni është t’i lini të qetë. Lërini të qetë të festojnë vetë siç duan ata, qoftë edhe duke luajtur me një top lecke në rrugët e pashtruara. Ata e dinë vetë se çfarë është e gëzueshme për ta.
