E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagoset me armë zjarri nje 17-vjeçar në Lezhë, në kërkim autori

Një person është qëlluar me armë zjarri minuta më parë në veri të vendit. Ngjarja ka ndodhur në supestradën Lezhë-Lac, ku është plagosur me pistoletë 17-vjecari, Kristian Ndoci nga një person i paidentifikuar.

Ndërkaq Ndoci është tansportuar menjëherë drejt spitalit të Lezhës për marrjen e ndihmës mjekësore , nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rastit si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit të krimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›