Korçë, automjeti përplas 6-vjeçarin, shoqërohet në polici drejtuesi
Një i mitur ka mbetur i plagosur nga përplasja e nje automjeti në Korcë. Mësohet se automjeti me targa DV 2784 A ka përplasur një 6-vjeçar, në momentin që po kalonte rrugën.
I aksidentuari, 6-vjeçari Mikeljan Veliasi, është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Uniformat blu kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë shoqëruar për në komisariat drejtuesin e mjetit, Endri Madhi.
Ndërkaq vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.