Shkodër, trafikim lëndësh narkotike, pranga kryekomunarit
Arrestohet kryetari i komunës Rrethina në Shkodër, Kleves Muja.
Mësohet se kryekomunari Muja është shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë në Itali.
Kleves Muja fitoi si kryetar i komunës Rrethina më 8 maj të 2011 nën siglën e Partisë Socialiste.