E Shtunë, 31 Tetor 2026

Droga nga Vlora në Venecia arrestohet anëtari i 11-të i bandës

Të tjera rreth shkrimit Banda trafiko 1 ton mariuane/ VIDEO FOTO/Shqiptarët e arrestuar VLORE- Shkon në 11 numri i personave të arrestuar në kuadër të superoperacionit të antidrogës “UNDERGROUND-AL” të zhvilluar dje njëkohësishet në Shqipëri dhe Itali. Një ditë më parë antidroga shqiptare dhe ajo italianë shkatërroi një rrjet trafikimi, duke arrestuar 10 persona, 3 në Vlorë dhe 7 në Itali. Gjatë hetimeve 1 vjeçare në Venecia të Italisë u sekuestruan 1 ton marijuanë që kap vlerën e 7 milion eurove.

 Në vijim të këtij operacioni, policia e Vlorës njoftoi sot se ka vënë në pranga edhe një tjetër pjesëtar të bandës. Ai është Marsid Fuat Hysi, banues në Vlorë.

Sipas policisë së Vlorës Hysi në bashkëpunim edhe me Robert, Lulëzim dhe Marinel Haruni si dhe Alfor Kurupin, të arrestuar ditën e djeshme janë përfshirë drejtpërsëdrejtë në trafikimin, e dy ngarkesave prej 308 kg marijuanë dhe 111 kg marijuanë në datë 31.korrik të 2012 dhe 1 ngarkese prej 146 kg më 3 gusht të vitit të vitit të shkuar.

Policia tha se droga fshihej me kujdes në mënyrë tepër të sofistikuar në panele alumini dhe trafikohej në Itali nëpërmjet portit me anë të kamionave në pronësi të shoqërive apo personave nën hetim
Policia vijon hetimet për këtë organizate kriminale dhe në ditët në vijin pritet të ketë arrestime të tjera.

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›