E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia bën surprizënGjermania në “tapet”

AFRIKA E JUGUT- Gjermania ka pësuar humbjen e parë në këtë Kupë Bote, duke u mposhtur 1-0 nga Serbia në takimin e dytë të grupit D. Skuadra e Joakim Lëv nuk ishte për asnjë moment ajo që mposhti 4-0 Australinë, ndërsa futbollistët ranë në kurthin e serbëve, duke u bërë pre e një nervozizmi të kotë. Momenti kyç i takimit ishte minuta e 37-të, kur Miroslav Klose mori kartonin e dytë të verdhë, duke lënë me 10 futbollistë tre herë kampionët e botës.
Një moment që ndikoi jo pak në lojë, ndonëse gjermanët ishin superiorë edhe në inferioritet numerik. Vetëm një minutë nga dalja e Kloses, Serbia shënoi golin e barazimit me anë të Milan Jovanoviç. Krosi i Krasiç u ul bukur në zonë nga Zigiç dhe Jovanoviç nuk e pati të vështirë ta dërgojë topin në rrjetë. Gjermania më pas u hodh në sulm dhe në minutën e fundit të pjesës së parë mund të kishte barazuar, por goditja e Sami Kedirës u përplas në traversë.
Pjesa e dytë nisi sërish më e mirë për ekipin e Joakim Lëv, që rrezikoi dy herë me Podolskin. Në minutën e 60-të, Nemanja Vidiç shkakton një penallti duke prekur dukshëm topin me dorë, por nga pika e bardhë Lukas Podolski ka gabuar totalisht. Goditja e tij la për të dëshiruar dhe u prit nga portieri Vladimir Stojkoviç. Deri në fund, ndeshja hyri në rrjedha të qeta, por gjermanët ishin më këmbëngulës. Kjo humbje e lë Gjermaninë në vend të parë në grupin D, por me pikë të barabarta me Serbinë dhe Ganën. Kjo e fundit do të luajë të shtunën me Australinë dhe ka shansin të marrë kreun e grupit.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rezultatet live ne faqen e FIFA-s

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›