E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liljana Mulliri: Djemtë mu vranë për hakmarrje


Për hërë të parë flet për vrasjen e tre djemve të saj në fshatin Vidohovë të Korçës. Liljana Mulliri, nëna e Xhilian, Taulant dhe Edelvan Mullirit të cilët janë vrarë në 29 janar nga Besim Karaj hedh një tjetër version për motivin e kësaj ngjarje. Sipas Liljana Mullirit e cila është dënuar me 25 vjet burg për vrajen e 7-vjeçarit Alberto Xhihani pohon se vrasja e tre djemve të saj është një hakmarrje për krimin që ajo është dënuar.
Edhe pse tashmë e lënduar dhe e vrarë shpirtërisht për humbjen e tre djemve zëri i saj ngrihet më lartë për të kërkuar pakëz drejtësi. I drejtohet kryeprokurores Ina Rama që autori i krimit të marrë drejtësinë e duhur për tre vrasjet që ka bërë. Por ka hedhur poshtë se si ajo dhe bashkëshorti i saj Xhevahir Mulluri do të vënë dorë mbi fëmijët e Besim Karajt. Sipas Liljana Mullirit është zoti ai që do të vendos drejtësi për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e krimit, vrasjes së tre djemëve të saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›