Ina Rama: Luftandaj korrupsionitsfidë e kohës
TIRANE- Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, e cilësoi luftën kundër korrupsionit si një sfidë të kohës së sotme, gjatë një takimi me drejtues të prokurorive të rajonit, në Beograd të Serbisë.
E pranishme në Konferencën me temë “Luftimi i Korrupsionit në Europën Jug-Lindore: Sfidat bashkëkohore", zhvilluar në Beograd, Kryeprokurorja Rama shprehu rëndësinë e luftës kundër korrupsionit si dhe parandalimin e tij.
Zyra e shtypit pranë Prokurorisë së Përgjithshme bëri të ditur se në fjalën e saj, Kryeprokurorja Ina Rama u përqendrua në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit sot, rolin e prokurorëve dhe sfidat që përballen. Gjithashtu, ajo përcolli eksperiencën e njësive të përbashkëta hetimore të ngritura së fundmi, Task Force, në Shqipëri si një metodë që po funksionon, arritjet dhe sfidat. Sipas Prokurores se Përgjithshme, perceptimi i korrupsionit, abuzimi me detyrën dhe krimi financiar, vjen shqetësues dhe në rritje nga disa drejtime.
"Motoja kryesore që udhëheq punën e Njësive të Përbashkëta është puna në grup dhe fakti që si suksesi, ashtu dhe dështimi, është i të gjithëve bashkë", tha Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama.
"Por, vëmendje të vecantë, u shpreh Prokurorja e Përgjithshme, i kemi kushtuar dhe hetimit të rasteve për veprën penale të pastrimit të parave. Janë arritur rezultate falë bashkëpunimit dhe koordinimit të mirë të punës ndërmjet FIU, Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Përgjithshme".
Në fjalën e saj, ajo nënvizoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe më gjerë, shkëmbimin e eksperiencave në luftën kundër korrupsionit, duke e konsideruar këtë luftë si një sfidë të ditëve që jetojmë.
(m.a/ata/BalkanWeb)