E Diel, 1 Nëntor 2026

Barca zgjodhi Guardiolën para Mourinhos

Ish- drejtori sportiv i Barcelonës, Txiki Begiristain, ka treguar se trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ishte njëri nga kandidatët për të zënë vendin e Frank Rijkaardit në vitin 2008.

Pas një sezoni zhgënjyes, katalunasit ishin në kërkim të një trajneri, ndërsa asokohe portugezi ishte pa punë dhe ishte kontaktuar nga drejtuesit e Barcës, të cilët megjithatë në fund vendosën të merrnin Guardiolan.

“Pep ishte një lojtar i shkëlqyer, nga radhët tona të të rinjve. Prandaj, ishte e lehtë për të që ta kuptonte sistemin dhe filozofinë që kemi”.

“Mourinho mund të kishte ardhur, ne kontaktuam me të, por Guardiola e di me saktësi se kush është Barcelona. Ai kishte përparësi ndaj Mourinhos”, ka thënë Begiristain për Sky Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›