E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drogba fundos Arsenalin, çelsi rikthehet kryesues

Skuadra e Karlo Ançelotit mbylli gjithçka që në pjesën e parë, kur Didier Drogba shënoi dy herë në portën e Almunias (8’ dhe 23’). Kaq për t’u shënuar në këtë sfidë dhe megjithë përpjekjet e Arsenalit për të gjetur rrugën e rrjetës, përballja në “Stamford Bridge” i pa vendasit triumfues.Me këtë tripikësh Çelsi rikthehet në krye tëkampionatit anglez, duke ruajtur distancën prej dy pikësh nga Mançester Junajtid i vendit të dytë. Duket se ky do të jetë dueli që do të na shoqërojë deri në takimin e fundit, sepse me formën që po kalojnë, asnjëri nga ekipet duket se nuk ka ndërmend të lëshojë pe.Pas javës së 25-të Blutë kanë 58 pikë, dy më tepër se “Djajtë e kuq”. Ndërkohë që Arsenali është një hap më prapa dhe tashmë e sheh veten shtatë pikë larg vendit të dytë dhe nëntë nga vendi i parë.                                                                                              

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›