Milošoski vizitë zyrtare në Tiranë
Si parin e vizitës së tij në vendin tonë, kryediplomati maqedonas do ta nisë me një takim me homologun shqiptar Ilir Meta. Gjatë këtij takimi, do të nënshkruhen dy marrëveshje, Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë se Punëve te Jashtme të Republikës së Maqedonisë. Ndërsa marrëveshje e dytë është Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Drejtorisë së Akademisë Diplomatike te Ministrisë se Punëve te Jashtme të Republikës së Maqedonisë.